Te paktën 150 palestinezë janë plagosur këtë të premte nga përleshja me policinë Izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem.
Nga raportimet që bëjnë mediat e huaja bëjnë me dije nga autoritetet se kjo ngjarje po ndodh njëherësh që prej nisjes së Muajit të shenjtë të Ramazanit.
Policia Izraelite ka thënë se para agimit të ditës së premte “dhjetëra burra të maskuar” kanë marshuar drejt xhamisë Al-Aksa duke bërtitur dhe duke ndezur fishekzjarrë para se turmat të hidhnin gurë në Murin Perëndimor, i cili konsiderohet vendi më i shenjtë ku luten hebrenjtë.
Gjysmëhëna e Kuqe palestineze ka thënë se dhjetëra persona të plagosur janë çuar për në spital si pasjojë e përleshjeve me policinë Izraelite. Dëshmitarët kanë thënë se protestuesit palestinezë kanë gjuajtur me gurë në drejtim të forcave izraelitë të sigurisë, të cilët kanë qëlluar me plumba gome disa prej tyre.
Ndërkohë përleshjet e fundit vijnë pas tri javësh mes tensionesh në rritje dhe dhunës vdekjeprurëse në Izrael dhë në Bregun Perëndimor. Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në Islam. Hebrenjtë e quajnë atë si Mali i Tempullit, duke iu referuar dy tempujve që thuhet se kanë qëndruar atje që në antikitet.