Përmbys dhe e mbuluar nga pisllëku, pamjet brenda shtëpisë së monstrës që vrau 8-vjeçarin

Kanë dalë pamjet e ambienteve të brendshme të shtëpisë ku jetonte monstra nga Fieri që i mori jetën Mateos së vogël 8-vjeçar. Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme dhoma ku jetonte 38-vjeçari ishte përmbys dhe e mbuluar nga pisllëku.

Ajo çfarë duket brenda dhomës së Çalamanit janë një kapak tenxhereje përtokë i mbytur nga pisllëku, dhe në një cep krevati i 38-vjeçarit. Në anën tjetër të dhomës është vendi ku Çalamani gatuante, një thes miell dhe disa enë kuzhine, një frigorifer dhe një lavatriçe.

Ditën e sotme familjarët e viktimës shkuan në dhomën ku jetonte Çalamani dhe kërkuan prova për të vërtetuar dyshimet e tyre se 38-vjeçari nuk ka vepruar i vetëm.

Sipas tyre një person tjetër ka qenë i përfshirë në ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.

/Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *