Përmbys në krevat dhe e mbuluar me jorgan/ Mbërrin në gjykatën e Shkodrës Fabian Vuka, vrasësi i motrës

Një ngjarje e rëndë u shënua në Shkodër para dy ditësh, ku i vëllai vrau me silinciator të motrën.

‘Priza.al’ ka arritur të sigurojë videot teksa Fabian Vuka ka mbërritur në Gjykatën e Shkodrës.

Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa asnjë familjar nuk shihet as në Gjykatë dhe as jashtë saj.

Diana Vukaj u gjet e vdekur në shtëpinë e të vëllait dy ditë më parë. Natën e 5 qershorit pas një sherri për mobiljet, Fabian Vuka qëlloi me armë zjarri të motrën e dhe e la të vdekur. Dyshohet se Fabian Vukaj e kreu krimin në gjendje të dehur, pas një konflikti me të motrën për çështje parash. Edhe pse e kishte qëlluar Diana Vukajn për vdekje, ai vazhdonte të dilte lirisht në qytet, ndërsa viktimën e mbante në banesë. Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *