Përmbyset anija, 7 të vdekur në Itali, mes tyre një grua shtatzënë

Shtatë emigrantë vdiqën si pasojë e fundosjes së një varke, e cila ndodhej rreth 5 milje nga Lampedusa. Anija me të cilën po udhëtonin papritmas u përmbyse dhe shumë përfunduan në det. Ekipet e shpëtimit gjetën 46 të mbijetuar, ndërsa 7 humbën jetën.

Por ka akoma, sipas dëshmive të mbledhura nga 46 të mbijetuarve, rezultojnë edhe 9 persona të tjerë të zhdukur. Në vend, është policia e cila tani do të përpiqet të rindërtojë dinamikën e tragjedisë.

Midis 7 trupave, mësohet se janë katër gra, njëra prej tyre shtatzënë. 46 të mbijetuarit u transferuan: 19 në një anije patrullimi dhe 27 në një tjetër të Rojes Bregdetare.

Shumica e njerëzve që mungojnë në anijen mund të jenë fëmijë. Kjo është ajo që del nga dëshmia e të mbijetuarve. 9 persona mungonin në apel: njerëzit përfunduan në det, sepse në momentin që panë  dy varkat e patrullës të Rojes Bregdetare, emigrantët u spostuan të gjithë në njërën anë të anijes.

Në Lampedusa, qendra për strehimin e përkohshëm të emigrantëve dhe refugjatëve është përsëri e mbipopulluar. Autoritetet po përpiqen të evakuojnë disa nga 660 personat në zona të ndryshme të Siçilisë ose në anije speciale në funksion për të karantinuar “të dëshpëruarit në det”.

/Burimi Ansa.it/ përshtati në shqip Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *