Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 31 emigrantë kanë shpëtuar ditën e enjte pasi një anije është përmbysur pranë Porto Rikos, ka thënë një zyrtar i Rojes Bregdetare të SHBA.
Një ekuipazh ajror i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së të enjten në mëngjes pa anijen me probleme dhe njerëz në ujë rreth 10 milje detare në veri të ishullit Desecheo, Porto Riko, tha Roja Bregdetare në një njoftim për shtyp.
Njerëzit nuk dukej se kishin veshur jelek shpëtimi.
Ekuipazhet ishin në gjendje të nxirrnin 31 të mbijetuar nga uji, tha për CNN një zëdhënës i Distriktit të 7-të të Rojës Bregdetare të SHBA. Deri tani janë gjetur gjithashtu 11 trupa, tha ai.
Operacioni i kërkim-shpëtimit është në vazhdim, njoftoi agjencia.
Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së dhe policia Portorikane janë gjithashtu në vendngjarje, tha zëdhënësi.
Kombësia e emigrantëve të dyshuar nuk dihet.