Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Turqi ka shkaktuar vdekjen e pesë personave, mes tyre një foshnjë, ndërsa 22 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mësohet se një autobus ndërqytetës është përmbysur në rrugët e qytetit Silvan, në lagjen turke të Dijarbakirit.
Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit në kilometrin 65 të autostradës Silvan, gjë që ka sjellë si pasojë përmbysjen e autobusit që ishte plot me pasagjerë.
Për aksidentin është arrestuar drejtuesi i automjetit dhe shoferi ndihmës. Pas njoftimit për aksidentin, shërbimet e urgjencës kanë dërguar ekipe të shumta me ekipe mjekësore dhe të shpëtimit, duke përfshirë njësitë e Ekipit Kombëtar të Shpëtimit Mjekësor. Pavarësisht kësaj, pesë persona kanë ndërruar jetë në vendngjarje dhe 22 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.