Një automjet ka dalë nga rruga ditën e sotme dhe është përmbysur në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjinos, në rrugën nacionale Sarandë-Kardhiq. Mjeti i aksidentuar është me targa rumune dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës. Sakaq, drejtuesi i mjetit është zhdukur duke braktisur mjetin dhe policia nuk ka mundur ende ta identifikojë.
Në këtë rrugë edhe pse janë kryer punime madje edhe është bërë zgjerimi i saj mungon sinjalistika. Ndoshta sinjalistika mund të ketë qenë edhe shkaku i përmbysjes së këtij automjeti. Policia e Qarkullimit do jetë ajo që do japë detaje për aksidentin.