Një automjet ështe përmbysur në mes të rrugës ne superstradën Lezhë-Laç.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Milotit, por fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjerët nuk kanë marrë lëndime.
Por prezenca e makines në rrugë ka krijuar trafik të rënduar, ndërsa policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi verifikimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.