Kur të gjitha rrugët të dërgonin të një largim i Lewandowskit nga Bayern Munich për te Barcelona, situata së fundmi duket se është përmbysur dhe ka marrë tjetër rrjedhë.
E ardhmja e polakut po lidhet më së shumti me një vazhdim të karrierës së tij në “bavari”, aty ka fituar gjithçka me klubin, por jo në aspektin personal edhe pse ishte shumë pranë “Topit të Artë” sezonin e kaluar.
“Një bisedë me Lewandowski u zhvillua dhe një e dytë është planifikuar. Bisedimet do të vazhdojnë , ” shpjegoi presidenti në të përditshmen gjermane Bild . Pra, ato që ishin të gjitha thashethemet se polaku mund të përfundonte në ekipe si Barça, të cilat kishin tingëlluar shumë, në fund duket se gjithçka mund të ndryshojë dhe të vazhdojë në Mynih. /Priza.al