Rreshjet e shiut kanë përfshirë këtë të dielë të gjithë vendin të cilat kanë shkaktar edhe dëme të shumta por edhe bllokime të qarkullimit rrugor për disa qytete.
Mësohet se rrugët dhe lagjet e qytetit të Lezhës janë përmbytur, ku uji ka depërtuar në disa biznese duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.
Problematikë është krijuar në bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë shkollave, bllokun e banimit në zonën “11 janari” dhe një pjesë e lagjes “Besëlidhja”.
Sakaq, niveli i ujit ka arritur rreth 30 cm, ku lëvizja është bërë mjaft e vështirë.