Një anije me 130 persona në bord është përmbytur në Nigeri. Shumica e udhëtarëve ishin gra e fëmijë, të cilët po udhëtonin nga Nigeria në drejtim të shtetit Kebbi. Dëshmitarët okularë kanë thënë se më shumë se 160 njerëz ishin në anije, ndërsa kanë mundur të shpëtojnë vetëm 22 persona.
Autoritetet lokale kanë njoftuar se në vendngjarje ndodhen ekipe shpëtimi dhe polumbarë, të cilët po tentojnë të shpëtojnë të zhdukurit, megjithëse sipas tyre gjasat janë të pakta që të gjenden shumë të mbijetuar.
“Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar por janë gjetur vetëm 22 të mbijetuar dhe një trup i pajetë”, tha Abdullahi Buhari Wara, kreu administrativ i rrethit Ngaski.