Një tragjedi ka ndodhur në Nigerinë veriperëndimore ditën e sotme ku 20 persona kanë ndërruar jetë ndërsa vetëm 15 kanë arritur të shpëtonin.
Një anije është përmbysur dhe shkak mendohet të ketë qenë mbingarkesa. Ngjarja ka ndodhur në lumin Badau në shtetin Kano dhe mësohet se viktimat ishin kryesisht studentë.
“Deri më tani, në bazë të informacioneve që kemi marrë, ka pasur 20 të vdekur, 7 në spital dhe 8 persona të tjerë janë gjetur të gjallë, dhe operacioni i shpëtimit është ende në vazhdim. U bëj thirrje operatorëve të anijeve që gjithmonë ta marrin shumë seriozisht çështjen e mbingarkesës”, tha në një deklaratë guvernatori i shtetit Kano, Abdullahi Umar Ganduje
/Priza.al/