Përmbytje në Itali, raportohet për dy viktima

Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur të mërkurën rajonin verior të Italisë, Emilia Romagna, raportoi Reuters.

Një çiklist i moshuar është mbytur në komunën Castel Bolognese dhe një tjetër 70-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij të shembur në fshatin Fontanelice.

Shiu i rrëmbyeshëm ndodhi pas muajve të thatësirës që ngriti shqetësime për nivelin e ulët të ujit në Po, lumin më të madh të Italisë që kalon nga perëndimi në lindje përmes pjesës veriore të Emilia Romagna.

Kryeministrja Giorgia Meloni ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e përfshira dhe shprehu solidaritet me të prekurit nga përmbytjet.

Pamjet e publikuara nga brigada e zjarrfikësve treguan përmbytje të mëdha në një zonë midis Bolonjës dhe qytetit të Ravenës në bregun e Adriatikut.

Brigada e zjarrfikësve ka thënë se ka kryer rreth 400 operacione shpëtimi, duke evakuuar dhjetëra njerëz.

Operatori hekurudhor Trenitalia ka njoftuar se disa shërbime janë pezulluar, ndërsa një numër rrugësh janë mbyllur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *