Përmbytjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroacia ofron 10 milionë euro në ndihmë urgjente

Në Bosnjë dhe Hercegovinë po vazhdojnë kërkimet për 40 personat e zhdukur nga përmbytjet.

Qeveria e Kroacisë ka ofruar mbështetjen e saj për përmbytjet në Bosnjë dhe Hercegovinë me një vlerë prej 10 milion euro.

Kjo shumë do të ofrohet në ndihmë urgjente për rehabilitimin e pasojave të përmbytjeve dhe për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës dhe të sigurojë nevojat bazë për viktimat dhe të evakuuarit.

“Kjo ndihmë financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me qëllim të ndihmës së popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kroacisë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *