Dhjetëra hektarë të tëra toke janë përmbytur nga uji dhe gjithashtu edhe banesa. Në fshatrat e përmbytura nga Vjosa situata shfaqet problematike dhe e rrezikshme për një pjesë të banorëve. Ndërkohë që prej mëngjesit të sotëm ka pasur evakuime të shumta, ndërsa dëme deri tani ka në gjënë e gjallë dhe të mbjella.
Vjosa ka kaluar pikun e saj, por pritet që gjatë orëve të pasdites të ketë një rënie të nivelit dhe përmirësim të situatës. ndërkohë Ministria e Mbrojtjes iu ka bërë apel banorëve që duhet të evakuohen të mos bëjnë rezistencë.
Disa familje janë evakuuar në fshatin Ferras të Fierit për shkak të përmbytjes së banesave nga dalja e lumit Vjosë.
Efektivët e policisë së Fierit që ndodhen në terren teksa kanë ndërhyrë në një banesë për të marrë një grua të moshuar që paraqiste edhe probleme shëndetësore.
Policët përveshin pantallonat dhe hyjnë përmes ujit për të marrë gruan, e cila më pas transportohet me furgonin e policisë.
/Priza.al/