Moti i keq po i shkakton dëme shumë të mëdha Greqisë. Si në verë me zjarret, ashtu edhe tani shirat po shkaktojnë përmbytje të shumta, ku ka patur edhe pasoja fatale.
Sipas raportimeve të fundit është shënuar edhe viktima e parë. Bëhet fjalë për një bari 69-vjeçar, i cili është viktima e parë e përmbytjeve dhe motit ekstrem në Greqi.
Alarmi për zhdukjen e tij u dha pasi makina e tij u gjet e braktisur, ndërsa pas disa orësh trupi i tij u gjet në zonë e Mesochoria, shumë larg saj.
Pak më parë, u gjetën pjesë të makinës, që ai përdorte. Në veçanti, u gjet dera dhe pjesët e tjera që tregojnë se automjeti është shkatërruar plotësisht. Mediat fqinje kanë publikuar pamje të ujërave të rrëmbyeshëm, që i morën jetën tragjikisht 69-vjeçarit.
/Burimi: Protothema.gr/ Përshtati: Priza.al/