Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet e shiut në zonë.
Më anë të një postimi në rrjete sociale, Spahia shkruan se parashikohen orë të vështira në vijim për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Më tej, ai i bën thirrje banorëve që për çdo rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo ndimë tjetër.
“Po ndjek me vëmendje situatën që kanë krijuar reshjet e shumta në Bashkinë Shkodër.
Grupet tona të punës ndodhen në terren dhe kemi marrë masat për çdo rast që mund të paraqitet. Kërkoj bashkëpunimin e banorëve që në rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo nevojë tjetër që mund të paraqitet.
Si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit parashikohen orë të vështira, prandaj i bëj thirrje drejtuesve të KESH të informojnë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet që të mos gjendemi në situata të paparashikuara”, shkruan Spahia.