FOTO+VIDEO/ Përmbytjet në Turqi shkaktojnë 27 viktima, shkatërrohen shtëpi, ura dhe rrugë

Përmbytjet në Turqi kanë shkaktuar 27 viktima dhe 1 persona rezulton i zhdukur në rajonin e Bartin. Vërshimet kanë prekur rëndë provincat veriore turke, ndërsa autoritetet kanë qenë të përqendruar në Jug, për të neutralizuar flakët.

Ekipet e kërkim-shpëtimit u vendosën në zonat e prekura nga përmbytjet, duke evakuuar mbi 1300 njerëz të bllokuar në shtëpitë dhe makinat e tyre. Më shumë se 320 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për familjet e 27 qytetarëve që humbën jetën nga përmbytjet.

‘Ne po bëjmë përpjekje intensive me të gjitha institucionet dhe organizatat tona në zonat që përmbytja ka prekur’, tha Erdogan përmes një postimi në Twitter.

Që nga fillimi i përmbytjeve, më shumë se 1,700 persona janë evakuuar nga zonat e prekura, disa me ndihmë të helikopterëve dhe barkave. Helikopterët janë ulur në kulmet e ndërtesave për të shpëtuar njerëzit, të cilët janë bllokuar pasi shirat.

Turqi, katër të vdekur nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi

Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Turqi, helikopteri shpëton banorët e hipur mbi çati

Katër viktima nga përmbytjet në Turqi - Gazeta Shqiptare Online

Pesë të vdekur dhe 17 ndërtesa të rrënuara nga përmbytjet në Turqi – Lajmi.net

VIDEO tronditëse: Pas zjarreve, përmbytje të mëdha në Turqi, 27 të vdekur

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *