Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më shumë se 100 efektivë nga Forcat Tokësore dhe Emergjencat Civile po i shtohen skuadrës në Shkodër.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky hap u ndërmor në përpjekje për të shtuar forcën e reagimit në çdo situatë që mund të krijohet nga reshjet e shiut gjatë natës.
“Situata më e fundit në vend
*Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim”, shkruan Rama.