Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që një pjesë e madhe e tokave në Bashkinë Shkodër të “pushtohet” nga uji.
Bëhet me dije se rreth 3020 ha tokë janë nën ujë dhe 155 oborre kanë prezencë uji, ndërsa 2 shtëpi në Shkodër kanë prani uji brenda tyre.
Njoftimi i plotë:
Situata ne Bashkinë Shkodër nga raportimet e deri tanishme ora 08.00 është si me poshtë:
1.Kuota Drin 6.95 m (e pa ndryshuar me orën 17.00)7.50 m kuota max
2.Kuota Liqen 8.88 (e rritur me 10 cm me orën 17.00) 8.70 m kuota max
Bashkia Shkodër toke e përmbytur 3020 Ha e rritur me 250Ha me oën 17.00 te ditës se premte.
Banesa me prezence uji oborre e stalla ne total 155 e pa ndryshuar me orën 17.00, nga te cilat 2 me prezencë uji brenda ne banese ne fshatin Obot.
Nj.A. Ana Malit ka përmbytur ne një sip prej 1350 Ha
Ne rrugën e Obotit nuk kalohet (niveli 1.5m) kalueshmëria vetëm me mjetet e kalueshmërisë se larte ushtarake ( 4 te mjete te kalueshmërisë së lartë , 2 varke e 15 efektiv te FA)
Ujsjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit.
Ne fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezence te larte uji ne oborre
Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat arrin ne lartesinë 1.6 m, sip toke e përbytur 800 Ha,banese me prezence uji 20.
Te dislokuara 2 mjete, 1 varke dhe 11 efektiv te FA
Berdice 450 Ha, Rrethina e Livade 20 Ha e 5 banesa,Velipoje 400Ha, nuk ka energji elektrike ne te gjithë njësinë.
Ka gërryerje te Lumit Kir ne afërsi te fshatit Hot i Ri
Ne Bahçallek 1 mjet , 6 efektiv te FA.
a.m/dita