Një 63-vjeçar është plagosuri rëndë në Përmet, pas një konflikti me një person tjetër.
Burime për median bëjnë me dije se i moshuari Kosta Xhello është qëlluar me leva në kokë dhe pjesën e shpinës, ku për pasojë ka marrë dëmtime të rënda. Mësohet se i plagosuri është nisur me urgjencë në spitalin e Gjirokastër por pritet transporti me helikopter drejt kryeqytetit pasi është në gjendje kritike.
Ende nuk dihen motivet e këtij konflikti banal.