Përmirësimi i motit/ ARRSH: Situata në rrugët e vendit është normalizuar

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin, duke sjellë një qetësim të situatës.

Sipas ARRSH-së, për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

Po ashtu Autoriteti i ka bërë thirrje drejtuesve tëmjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, të ulin shpejtësinë, dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *