Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme, por pa mundur të sjellin reshje gjatë paradites. Në zonat e izoluara të rajonit verior dhe verilindor të territorit, pasditja do të sjellë reshje të pakta shiu e dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish me të paktën 2 gradë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.