Përmirësohet teknologjia/ Si do të kapin makinat elektrike, 100 km/h për 3 minuta  

Të gjithë kanë nisur që t’i preferojnë automjetet elektrike, por kur vjen puna për te shpejtësia, që të gjithë përdoruesit janë disi të zhgënjyer.

Kuptohet, shpejtësia në krahasim me një motor diesel është më e kufizuar.

Megjithatë për këto automjete tani po ndodh një revolucion, por jo tek shpejtësia e lëvizjes, por të paktën tek ajo e karikimit. Automjetet elektrike e kanë problem edhe shpejtësinë e furnizimit ose karikimit dhe ky është padyshim çelësi për depërtimin e mëtejshëm në zgjedhjet bazë të shoferëve.

Me teknologjinë që po bën përparim të qëndrueshëm, përdorimi i makinave elektrike po bëhet gjithnjë e më i përshtatshëm dhe rrjedhimisht i favorshëm, për konsumatorët në mbarë botën.

Një nga këto hapa teknologjikë është karikuesi i ri i shpejtë, i cili është një “revolucion” i vërtetë, pasi mund të sigurojë energji për të arritur 100 km/h në tre minuta.

Në fakt, për një karikim të plotë, karikuesi i ri merr 15 minuta, që është më pak se gjysma e asaj që kërkojnë karikuesit më të shpejtë aktualisht në treg. Karikuesi i ri quhet “Terra 360” dhe është zhvilluar nga kompania zvicerane e teknologjisë “ABB”.

Ai do të jetë i disponueshëm në Evropë nga fundi i vitit 2021, ndërsa në SHBA, Azi dhe Amerikën Latine në vitin 2022.

Sot, ka më shumë se 10 milionë automjete elektrike në qarkullim në mbarë botën. Vetëm në tremujorin e parë të vitit, shitjet u rritën me 140%.

Megjithatë, shkalla e zgjerimit të rrjetit të karikuesve nuk është në të njëjtin nivel, pasi vetëm 400,000 karikues të shpejtë janë të disponueshëm në mbarë botën. Koha e karikimit është një kriter i rëndësishëm për blerjen e një makine elektrike, pasi rezulton për 37% të blerësve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *