Një 22-vjeçar është arrestuar nga blutë e Tiranës pasi i mori celularin një vajze dhe e shantazhonte vazhdimisht për motive të dobëta.
Arrestimi i shtetasit me inicialet A.A, u bë pas kallëzimit në polici të vajzës.
Gjithashtu, i riu, teksa qarkullonte me automjet, ka përplasur dy automjete dhe një motomjet, me pasojë dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
I mori celularin një shtetaseje dhe e përndiqte atë, vihet në pranga 22-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 22 vjeçe, se një shtetas i kishte marrë aparatin celular dhe e shantazhonte vazhdimisht, për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.
Në vijim të veprimeve është kapur dhe arrestuar shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. A. i kishte marrë aparatin celular, 22-vjeçares, të cilën e përndiqte dhe e shantazhonte vazhdimisht, për motive të dobëta.
Gjithashtu, 22-vjeçari, duke qarkulluar me automjet, ka përplasur dy automjete dhe një motomjet, me pasojë dëme materiale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe automjeti i 22-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.