Një italian është arrestuar ditën e djeshme, pasi prej kohësh përndiqte një diplomate të ambasadës së BE-së në Tiranë.
Shtetasi Matteo Gioachi, është personi i ndaluar. Gioachin, me kombësi italiane kishte udhëtuar nga Anglia në Shqipëri vetëm për të takuar dhe krijuar një lidhje intime me zyrtaren e ambasadës së Bashkimit Evropiane në Tiranë.
Sipas kallëzimit të diplomates Frabceska Renzi, Gioachin e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme edhe kur ka qenë diplomate në shtete të tjera, kryesisht në vende publike si restorante, rrugë dhe bare.
Përndjekja e tij arriti deri aty, sa e shqetësonte përmes telefonit dhe adresës së emalit.
Matteo Gioachin ndodhet tashmë pas hekurave, teksa ka qenë gjykata e Tiranës e cila ka vendosur të caktojë masën e “arrestit në burg” 40 ditor për personin e ndaluar.