Një 40 vjeçar ka marrë masën e sigurisë “arrest shtëpie, pasi përndiqte ish- partneren e tij dhe një person tjetër. Këtë të fundit e cilësonte si shkaktar që lidhja e tij ka marrë fund.
Bëhet me dije se shqiptari me anë të profileve “fake” në rrjete sociale e kërcënonte të dashurën me foto, mesazhe kërcënuese dhe fyese por edhe personin me të cilin ajo po shoqërohej së fundmi.
Sakaq, sjelljet e përndjekjes janë shfaqur edhe në jetën e përditshme sa herë që ata kalonin pranë shtëpisë së shqiptarit, duke i fyer dhe kërcënuar. Madje, në një rast i kishte kërcënuar duke imituar gjestin e “prerjes së fytit”.
Dhuna ka shkuar në nivele të tjera, ku i arrestuari duke drejtuar makinën e tij ka tentuat të godiste dy herë shokun e ish-partneres dhe më pas ka zbritur nga makina i armatosur me shkop dhe thikë duke e goditur disa herë.