Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi e kishte të ndaluar të takonte ish-të dashurën pas pajisjes me urdhër mbrojtjeje nga kjo e fundit.
Ai anashkaloi ligjin duke j’u afruar ish-të dashurës e cila e kishte denoncuar disa herë për dhunë dhe përndjekje.
Ndaj shqiptarit është vendosur masa e arrestit të shtëpisë deri në përfundimin e hetimeve për këtë shtetas.