Ra në prangat e policisë një 22-vjeçar nga Gjirokastra pasi prej muajsh ishte kthyer në makthin e një vajze 18-vjeçare ai prej muajsh e përndiqte.
Arrestimi i tij u bë i mundur pas kallzimit që 18-vjeçarja bëri në polici.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Njoftimi i Policisë:
Një 22-vjeçar në Gjirokastër është vënë në pranga mëngjesin e sotëm, pasi prej disa muajsh përndiqte një vajzë.
Policia bën me dije se i riu me iniciale J. G., prej disa muajsh përndiqte vazhdimisht një 18-vjeçare.
Pas denoncimit të kësaj të fundit, është bërë dhe arrestimi i tij. Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme