Një 21-vjeçar me inicialet K.K., banues në Selenicë është arrestuar nga blutë e Vlorës pasi ka përndjekur për disa kohë rresht të miturën 13-vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K, 21 vjeç, banues në Selenic, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçare.