Përndoqi për 1 vit një 17-vjeçare, arrestohet i riu (Emri)

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 24-vjeçar i cili akuzohet se përndoqi për një vit një adoleshente 17 vjeçe. Mikel Rexhepi u kap pas kallëzimit të vajzës në polici.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Përndoqi në rrugë, për 1 vit, një 17-vjeçare, pas kallëzimit të saj në Polici, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 17 vjeçe, se shtetasi M. R. e përndiqte në rrugë, në mënyrë të vazhdueshme, prej 1 viti, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja dhe ndalimi shtetasit M. R., 24 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *