Mjeshtri i Rilindjes së Artë, Leonardo da Vinçi ishte vetëm 26 vjeç kur përfundoi portretin e Gjenevra de ‘Benci.
Plot 39 vite më vonë ai “nxori” në jetë Mona Lizën, një tjetër portret gruaje, ajo që do të ishte skaji i mbërritjes së mjeshtrit.
Portret i Gjenevra de ‘Benci është një pikturë e realizuar nga Leonardo da Vinci rreth viteve 1474-1478. Është me bojra vaji, realizuar në dru.
Përmasat e saj janë 42 x 37 cm. Aktualisht kjo pikturë është në pronësi të Galerisë Kombëtare të Artit, Washington, DC dhe konsiderohet si e vetmja pikturë e Leonardo da Vinçit që ndodhet në Amerikë.