Në Budva, u zhvillua me sukses Konferenca Ministeriale BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, e organizuar nga presidenca hungareze dhe e mikpritur nga Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi.
Gjatë konferencës, u diskutua për drejtësinë digjitale dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në sistemin e drejtësisë. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit gjyqësor ndërkufitar në fushën penale me vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimin Evropian dhe Amerikën Latine. Një temë e rëndësishme ishte mbrojtja dhe kompensimi i viktimave të krimit, si dhe krijimi i regjistrit të kompensimit të dëmeve.
Në kuadër të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030, u prezantuan Udhërrëfyesi i Shtetit të së Drejtës iniciativat për Drejtësinë Elektronike , si dhe zhvillimi i kuadrit ligjor për Provat Elektronike ?, që pritet të hyjë në fuqi në 2026. Këto nisma synojnë të ndërtojnë një sistem drejtësie transparent dhe gjithëpërfshirës.
Shqipëria po ecën me hapa të sigurt në digjitalizimin e drejtësisë, me një angazhim të fortë për implementimin e Inteligjencës Artificiale në përputhje me standardet më të mira evropiane, duke ofruar një platformë të fortë për qytetarët dhe bizneset.
#DrejtësiDigjitale #MinisterialiDrejtësisë #BashkëpunimRajonal