Dashi
Përpiquni të shmangni nga vetja njerëz, të cilët kujdesen vetëm për paraqitjen e jashtme. Nëse qëndroni në praninë e këtyre njerëzve, disa persona me ndikim mund të krijojnë mendimin e gabuar rreth jush. Duke mbrojtur vlerat tuaja, ju, në fakt, i përforconi ato.
Demi
Eshtë koha për t’u treguar më konservatore dhe për t’i bërë gjërat më ngadalë. Nëse do të keni një lidhje të re dashurie apo një propozim të ri për punë, diçka emocionuese po vjen drejt jush. Provojeni ujin me majat e gishtave të këmbës, përpara se të zhyteni në ujë.
Binjakët
Idetë tuaja janë padyshim ato më të mirat që ofrohen sot, por si është e mundur që askush nuk po ju dëgjon? Nuk është momenti për t’u përfshirë nga zemërimi, sepse kështu njerëzit nuk do t’ju marrin seriozisht. Në situatat e grupit, ndonjëherë përgjigja më e mirë nuk është përgjigja e duhur, është përgjigja për të cilën bien të gjithë dakord.
Gaforrja
Marrëdhënia juaj tashmë e komplikuar me paratë po bëhet gjithnjë e më komplekse. Linja e fundit është ende e njëjtë – nuk duhet të shpenzoni më shumë se sa keni, dhe duhet të kurseni më shumë se sa keni nevojë. Mendoni në mënyrë konservatore dhe kujdesuni për portofolin tuaj.
Luani
A është krenaria ajo që po ju lë në një qoshe? Nuk është kurrë tepër vonë për të pranuar se nuk mund të dish gjithçka, prandaj nëse ndihesh në panik për të mbajtur një premtim që është i pamundur të mbahet, duhet të flisni hapur. Frika juaj për ndëshkimin është krejtësisht e pajustifikuar.
Virgjëresha
Do të ndodhë një ndryshim i madh në rutinën tuaj – dhe mund të jetë shumë e vështirë për ju të mësoheni më këtë. Ky ndryshim mund të mos jetë i përhershëm, por do të zgjasë për një kohë të gjatë, kështu që rruga më e sigurt dhe më e mençur për ju është të supozoni se kjo është mënyra e re për t’i bërë gjërat.
Peshorja
Nëse nuk jeni në gjendjen e duhur për të qenë shoqëror, atëherë mos jini i tillë kohët e fundit, keni pasur një tendencë për të sakrifikuar kohën tuaj të lirë sa herë që dikush ju ka kërkuar dhe kjo duhet të ndalet. Është koha për të thënë jo vetëm sepse ju pëlqen.
Akrepi
Disa njerëz përpiqen të shpërqendrojnë veten nga problemet në shtëpi duke u zhytur në punë ose në shkollë. Por kjo taktikë është e varfër, duke qenë se vetëm vonon pashmangshmërinë. Mos bëni gabim duke pretenduar se problemet nuk ekzistojnë.
Shigjetari
Ndjeshmëria duhet të jetë pjesë e juaja kur ta gjeni veten në një bisedë të vështirë. Ju mund të përmirësoni çdo situatë të tensionuar duke u përpjekur të kuptoni dhe respektoni atë që motivon personin tjetër. Jini shumë të vetëdijshëm për atë që thoni sot.
Bricjapi
Dikush mund t’ju japë një sugjerim të pafajshëm sot që mund të të zemërojë. Ky person nuk ka si qëllim të lëndojë ndjenjat tuaja. Ai ose ajo vetëm po përpiqet të të ndihmojë. Duhet të mendoni dy herë përpara se të dilni në përfundime të gabuara.
Ujori
Jo çdo ditë mund të jetë e shkëlqyer sepse atëherë do t’i merrnit si të mirëqena. Sot ju duhet të synoni për një ditë mesatare dhe shanset janë që të kënaqeni kur dita të përmirësohet ndjeshëm. Në dashuri mund të ketë një ndryshim që mund t’ju gëzojë ndërsa me paratë tregoni kujdes.
Peshqit
Është mirë që të keni disiplinë, por nëse i mohoni vetes shumë kënaqësi për një kohë të gjatë, rrezikoni të jeni një person i mërzitshëm! Pra, jepini vetes një pushim sot, dhe lejojeni veten të devijoni pak nga orari juaj i rreptë. Nuk ka gëzim në përpjekjen për të qenë e përsosur.
/Priza.al/