Përpjekja e Shqipërisë për zgjerimin drejt BE-së ‘sabotohet’ nga Turqia…/ Incidenti në fjalimin e Oliver Varhelyit: Të presim pak…

Turqia e ka treguar edhe me një rastësi komike se është prezentë në Shqipëri që prej 600 vjetësh dhe se shkëputje prej saj nuk është e lehtë, edhe pse kemi fituar pavarësinë.

Pikërisht në momentin kur Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi fliste për ndikimin dhe ndihmën e Bashkimit Europian për Shqipërinë, “Turqia” ka ndërhyrë.

Fjalimi i Komisionerit për Zgjerim, së bashku me Kryeministrin Rama në pistën e Rinasit, u ndërprerë nga një avion i “Turkish Airlines” që sapo ishte ulur.

Pikërisht në momentin kur Varhelyi fliste për ndikimin dhe ndihmën e Bashkimit Europian për Shqipërinë, Turqia dha “shenjën” duke “sabotuar” konferencën e përbashkët.

Featured image of article: Varhelyi në Rinas: Prioriteti ynë, vaksinimi edhe i Ballkanit Perëndimor! 145 mijë doza janë dhuratë nga ana jonë

“Ju kërkoj ndjesë të presim pak, kemi linjën ajrore të Turqisë ‘Turkish Airlines’ që po kalon…”,- tha komisioneri.

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, u shpreh më pas optimist se dalja nga pandemia është shumë afër. Gjatë konferencës në Rinas, krah kryeministrit Edi Rama, Varhelyi tha se, Shqipëria do të marrë një total prej 145 mijë doza “Pfizer” nga BE-ja, që janë dhuratë.

“Ne kemi punuar fort dhe mendoj se po vijmë këtu në momentin e duhur, pasi tashmë po dalim nga pandemia. Për ne është prioritet që fqinjët tanë të kenë vaksina, dhe besoj se nuk është e nevojshme të them që BP është i rëndësishëm për ne.

Me këto vaksina ju s’do të siguroni vetëm grupet shëndetësore, ju do të merrni 145 mijë doza të vaksinës Pfizer, jo vetëm që i sjell këtu BE, por janë financim i BE. Janë një dhuratë nga ana jonë, për t’ju treguar që ju keni rëndësi për ne.

Një gjë tjetër që dua të bëj të qartë është se ne këtë gjë nuk do e kishim bërë dot të mundur pa miqtë tanë austriakë, që kanë qenë të rëndësishëm. Ne jemi përpjekur t’ju ndihmojmë me gjithçka kemi mundur, maska, respiratorë, etj. E tashmë sot ne po sjellim dozat e para të vaksinës”,- tha Varhelyi.

Featured image of article: Rama krah me Varhelyin: KE ka aprovuar 1 mln euro ndihmë për Shqipërinë, deri në gusht do të kemi marrë sasinë tona të vaksinave

Kryeministri Edi Rama, ka falënderuar Bashkimin Evropian dhe komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për mbështetjen ndaj Shqipërisë. Rama tha se, Shqipëria është nga vendet që përfiton nga sasia e vaksinave që KE ka për Ballkanin Perëndimor.

“Më vjen natyrshëm të kujtoj se Komisioni ka mundësuar kualifikimin e vendeve të rajonit, flas për Shqipërinë. Për fondet për përballimin e pasojave shëndetësore të pandemisë përmes fondit të solidaritetit, janë afro 1 milionë euro që i takojnë Shqipërisë.

Komisioni ka miratuar propozimin e paketës mikrofinanciare në mbështetje të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër shuma totale prej BE prej 2.2 miliardë euro do të kontribuojë edhe për lëvrimin e sasive të vaksinave, ndërkohë që në Shqipëri kanë mbërritur dozat e para dhe deri në gusht, Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar të vaksinave”,- tha Rama.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *