Ditën e sotme nis zyrtarisht turi i ish liderit të vendit Sali Berishës me strukturat e PD-së në mënyrë që të mos lejojë përjashtimin e tij nga grupi paralamentar
Dje u zbuluan disa detaje nga ky tur që do të shtrihet përgjatë gjithë qyteteve të vendit. Berisha zbuloi se turi do të mbante emrin simbolik: Foltorja për PD’.
Cikli ‘Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte dhe më të hapur”! do të nisë sot në orën 18:00 në Tiranë, në Hotel Rogner, e përgjatë ditëve në vijim do të shtrihet në qytetet e tjera të vendit.
MESAZHI I BERISHËS:
Njoftim! Te dashur miq, Diten e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 ne Hotel Rogner nisim ciklin e “Foltores per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”! Foltorja do te jete nje bashkebisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhetoj ne mbare vendin. Jeni te mirepritur! Rrofte Partia Demokratike.
/Priza.al/