Një aksident ka ndodhur në Kukës, ku janë përplasur dy makina dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Uniformat blu raportojnë se është arrestuar shoferi i njërës prej automjeteve, 36-vjeçari me iniciale M.M.
Policia njofton se 36-vjeçari ishte pa patentë dhe ndaj tij rëndojnë akuzat “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në fshatin Tregtan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin tip “Volkswagen”, në fshatin Vranisht, ka përplasur një automjet tjetër tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. K. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Gjithashtu, janë dëmtuar lehtë pasagjerët e automjetit me drejtues shtetasin A. K., shtetasja R. K. dhe një 16-vjeçar, të cilët pasi kanë marrë mjekim, janë larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.