Një tjetër aksident është regjistruar në autostradën Lezhë-Shkodër. Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit së Gjadirit ku dy automjete janë përplasur ne njëri-tjetrin. Njëra nga makinat mësohet se ka marrë flakë.
Sipas policisë, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.S. është përplasur me mjetin tip “Fiat” me drejtuese shtetasen A.Z., ku si pasojë e përplasjes ka marrë flakë mjeti tip “Ford”.
Nga burimet e deri tanishme mësohhet se nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrefiksës ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 12:45, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit” mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.S. është përplasur me mjetin tip”Fiat” me drejtuese shtetasen A.Z., ku si pasojë e përplasjes ka marrë flakë mjeti tip “Ford”, informon policia.”
/Priza.al/