Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Hudënisht.
Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë 3 mjete, një prej tyre furgon, ndërsa kanë mbetur të plagosur 6 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sakaq, grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P.
Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.