Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa shoferët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë aksidenti ka shkaktuar edhe trafik në autostradë.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.