Përplasen dy “Benza”, shkak i aksidentit shpejtësia

Dy automjete tip “Mercedes Benz” janë përplasur me njëri-tjetrin në qytetin e Fierit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme pranë vendit të njohur si ‘Pallatet e Sharrës’.

Si pasojë e përplasjes dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të lënduar.

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit.

Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën po udhëtonte një prej makinave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *