Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, dyshohet për viktima

Një numër njerëzish mund të jenë vrarë pas përplasjes së helikopterëve të ushtrisë amerikane në Kentucky.

Guvernatori i shtetit, Andy Beshear, tha se ishte “lajm i vështirë” dhe se “priten viktima”.

Raportet lokale të lajmeve thonë se deri në nëntë persona mund të jenë vrarë.

Ushtria lokale konfirmoi se ishin helikopterët e tyre të përfshirë në përplasje, raportoi BBC.

Një zëdhënës ushtarak ka thënë se përplasja mes dy helikopterëve ndodhi gjatë një misioni rutinë stërvitor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *