Tre të rinj kanë marrë plagë të rënda nga aksidenti i ndodhur pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër Laç- Mamurras pranë fshatit Gjorëm.
Të rinjtë maturantë që udhëtonin me autoveture janë përplasur me një tjetër mjet, duke mbetur të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca e Laçit, të cilët kanë dërguar në spitalin e traumës të palgosurit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.