Përplasen një tren mallrash dhe udhëtarësh në Kroaci

Një tren pasagjerësh ka goditur një tren mallrash në afërsi të Novskës së Kroacisë. Sipas raportimeve  dyshohet se ka shumë të lënduar si shkak i kësajë përplasje.

Sipas informacioneve të para, kanë mbetur të vdekur pesë persona duke përfshirë makinistin dhe konduktorin.

Ndërkohë që të gjitha shërbimet emergjente janë në terren dhe po u ndihmojnë të lënduarve.

Njoftimi:

“Rreth orës 21:35 është marrë njoftim se një tren pasagjerësh ka goditur një tren mallrash të ndalur në qytetin e Rajicit. Të gjitha shërbimet emergjente janë në terren dhe po u ndihmojnë të lënduarve”, njofton PU i Sisak-Moslavinë.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic raportohet se ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka marrë informatën rreth aksidentit mes dy trenave.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *