Përplasen tre makina në Vasil Shanto

Tre makina janë përplasur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e Vasil Shantos.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që bëhet me dije se fajtori është larguar nga vendngjarja. Policia së bashku me grupin hetimor janë në vendin e aksidentit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Nga aksidenti kanë mbetur disa persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *