Katër persona kanë mbetur të plagosur, në një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq. Në këtë aks rrugor janë përplasur tre mjete me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C. Për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe tre pasagjerët në këtë mjet.
Drejtuesit e dy mjeteve të tjera, shtetasi E.N.,dhe shtetasja Z.C., janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut, dhe rrethanave të ngjarjes. Aktualisht, lëvizja në superstradën Lezhë-Shkodër është devijuar në rrugën dytësore Kakarriq- Gjadër.