Hetimet për aksidentin e rëndë të ndodhur ditën e dielë në rrugën e “Kavajës” ku një automjet tip “Benz G-Class” me drejtues Ajas Sulemajnin aksidentoi çiftin dhe foshnjën e tyre 3-muajshe kanë nxjerrë se Sulejmani ishte përdorues i dy lëndëve narkotike.
Kanabis dhe drogë sintetike metamfetaminë ka qenë përzierja e drogërave, edhe pse shoferi para hetuesve pretendon se lënda narkotike nuk është shkaku dhe se ai ka qenë duke lëvizur më rreth 40 kilometër në orë.
“Para semaforit frenova,por makina nuk ndali dhe nuk munda ta evitoja”, ka treguar Sulejmani.