Shoferi i urbanit, Agron Xhafa ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme, pasi shkaktoi aksidentin e frikshëm te zona e ‘Shallvareve’ në Tiranë.
Xhafa përplasi 9 makina, ku si pasojë e përplasjes mbeten të plagosur nëntë persona, si dhe u shkaktuan dëme të shumta materiale.
Xhafa është arrestuar me akuzën e shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, si shkaktar i aksidentit.