Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punonjës policie në detyrë, është përplasur nga një mjet i cili më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Bëhet me dije se mjeti i cili ka përplasur efektivin është në pronësi të një gruaje, por ngelet i paidentifikuar ende drejtuesi i cili ka shkaktuar aksidentin.
Ndërkohë burime për median bëjnë me dije se punonjësi i policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.04.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar.
Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.