Përplasi me “Benz” tre qytetarë tek stacioni i autobuzit dhe përfundoi brënda në lokal, ja sa vite burg kërkon prokuroria për shoferen

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 6 vite burg për Flutura Zaimin, e akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe plagosje të rëndë.

Zaimi u përfshi në një aksident në vitin e kaluar në zonën e Vasil Shantos, ku mbetën të plagosur 3 persona.

Dy prej të plagosurave po qëndronin në stacionin e autobusit. Ajo drejtonte mjetin tip Mecedez Benz i cili si pasojë e humbjes së drejtimit përfundoi brenda një lokali në zonën e Vasil Shantos.

Nga pëplasja u dëmtuan dy biznese si dhe stacioni i autobusit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *